Vetëdorëzohet në Polici autori i cili dhunoi mbrëmjën e djeshme mësuesin Kleathi Laçi në Tepelenë. Ai është vëllai i një nxënëseje 13 vjeçare, i cili ka deklaruar në polici se motra i ishte ankuar këtij të fundit, duke thënë se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi Laçi.
Ndërkohë më herët vetë mësuesi u shpreh se tre persona e ftuan për kafe por që më pas e kanë futur në makinë dhe e kanë dhunuar.
Ai tha se nuk i njihte autorët, se nuk ka konflikt me askënd dhe që nuk e di se kush ka qenë arsyeja që e kanë dhunuar.