“Më kanë sakatuar, me zor lëviz”, shqiptari që u dhunua nga policët grek flet nga qelia: Kërkoj ndihmë nga shteti shqiptar

Saimir Zefi, shqiptari nga Puka i cili u dhunua nga 4 policinë në burgun grek ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Zefi thotë se pasi u dënua në mungesë nga gjykata në Korydallos, kërkoi që të ishte i pranishëm gjatë senacës, mirëpo kjo kërkesë e tij bëri që gardianët e burgut të reagonin ashpër duke e dhunuar brutalisht.

Dhuna e ushtruar ndaj tij ka qenë aq brutale sa mezi arrin të lëvizë, ndërkohë kërkon nga shteti shqiptar që të ndërhyjnë. Dhunën e ushtruar ndaj Zefit e pohojnë edhe të burgosurit e tjerë të cilët janë shprehur se ai u dhunua padrejtësisht vetëm për faktin që është shqiptar.

“Përshëndetje, jam Saimir Zefi. Kishim një çështje para disa ditësh në Korydallos, më çuan në datën 1 atje. Nuk shkova në gjykatë se nuk më çoi policia, u dënova në mungesën time, kërkova të drejtat e mia dhe prej kësaj më kanë sakatuar.

Me zor lëviz, nuk kërkoj asgjë përveç të drejtave të mia. Prangat më kanë hyrë në mish, aq shumë m’i kanë shtrënguar. I kërkoj shtetit shqiptar, të dalë e drejta, pasi nuk kisha bërë asgjë. Burgjet e Greqisë i dënojnë shqiptarët në bazë të rracizimit, pa përkthyes në gjykatë. Edhe prindërit e mi ishin të pranishëm, kanë video si prova, mund të flasin edhe ata. Jam i pafajshëm, më kanë lënë sakat. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë, nuk mund të flas me ta në këtë gjendje”, thotë Zefi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej