“Më puthi dy herë, unë nuk doja”, mësuesi kundërshton akuzën e nxënëses 12-vjeçare: Vetëm e përkëdhela

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Kosovë ku mësuesi i cili puthi në buzë nxënësen e klasës së shtatë në Deçan është arrestuar nga policia e Kosovës.

Siç raporton mësuesi i identifikuar si Valentin Selmanaj, është filmuar teksa puth me dhunë në buzë të miturën. Mediat kosovare shkruajnë se kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar.

Në pamjet e siguruara  shihet mësuesi Selmanaj duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.

Nxënësja 12-vjeçare, sipas dosjes së prokurorisë, ka deklaruar në stacionin policor se i dyshuari V.S. e ka puthur në buzë atë dy herë, pa pëlqimin e saj.

Ndërsa i dyshuari, Valentin Selmanaj, në deklaratën e tij e pranon që është mësimdhënës i viktimës, se ka qenë në dijeni të moshës së saj, por veprimet e tij kanë qenë vetëm duke e përkëdhelur dhe duke iu vendosur dorën në kokë dhe se i njëjti e ka afruar afër vetes për disa sekonda, te faqja.

Video e filmuar nga nxënësit e shkollës tregon momentin kur mësuesi puth në buzë të miturën, veprim i cili pretendohet se është kryer me forcë. Kjo ngjarje që ka ndodhur brenda shkollës i ka kushtuar me arrestim mësimdhënësit të dyshuar.

Ngjarja është denoncuar në policia nga një nxënës i shkollës që ka filmuar momentin. Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej