‘Më shiti kokainë të prishur’, ja çfarë e shtiu shqiptarin të vriste 47-vjeçarin në Greqi

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen në Greqi, ku një shqiptar vrau një 47-vjeçar, i cili njihej me nofkën “amerikani”. Mediat greke, të cilat i referohen dëshmisë, shkruajnë se 38-vjeçari shqiptar ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se viktima i kishte shitur kokainë të prishur.

Shqiptari akuzohet për vrasjen e ndodhur në Kalamatë. Ndërkohë Policia ka prangosur një 22-vjeçar që dyshohet si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Sakaq, kanë nisur hetimet edhe për dy shtetas të tjerë grekë, të cilët kanë dhënë dëshmi të rreme për ngjarjen në fjalë .

Policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin 22-vjeçar, ndërkohë që dy shtetas grekë po hetohen për dëshmi të rreme në lidhje me këtë ngjarje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej