Mes tyre shumë shqiptarë, si po shmangin avokatët dënimet e qindra kriminelëve pas thyerjes së “SKY ECC”

Qindra grupe kriminale u goditën në Belgjikë por edhe në Europë pasi, policia belge arriti të thyejë aplikacionin që përdorej prej tyre “SKY ECC”.

Kur kanë kaluar më shumë se një vit nga nisja e aksionit të operacionit “SKY”, deri më tani asnjë prej trafikantëve të drogës nuk është dënuar. Nga ky operacion u goditën grupe të mëdha kriminale që trafikonin drogë të llojeve të ndryshme. Mes të arrestuarve pati edhe shumë shqiptarë.

Ndërkohë mediat belge raportojnë se avokatët tashmë po bëjnë gjithçka për të shmangur dënimet për operacionin “Sky”.

Tashmë duket se euforia e policisë belge për këtë operacion është zhdukur. Asnjë kriminel i vetëm i drogës në Antwerp nuk është dënuar ende. Avokatët e tyre po zhvillojnë një betejë procedurale që shkakton shumë vonesa. Gjatë ditëve në vijim, gjykata do të duhet të vendosë në disa gjyqe: a janë provat që hetuesit kanë distiluar nga miliona mesazhe të deshifruara të Sky ECC të besueshme dhe të mjaftueshme për dënime të rënda? Apo janë të justifikuara ankesat procedurale dhe një shpallje e pafajësisë?

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej