Meta-Berisha në sulm ndaj drejtësisë, SHBA-BE u “presin krahët”: Reforma nuk preket, do ndëshkohen abuzuesit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ja kanë bërë të qartë politikës se reforma në drejtësi është prioritare për ta.

Sot i Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner u takua me homologun e tij në BE, ambasadorin Luigi Soreca, ku u diskutua për një koordinim mes tyre sa i takon axhendës diplomatike në Tiranë.

Të dy diplomatët ranë dakord për të rritur përpjekjet sa i takon zbatimi të reformës në drejtësi. Ata janë u bënë të artë armiqve të kësaj reforme se ajo nuk amë kthim pas.

Ngarkuari me Punë David Wisner u takua me homologun e tij në BE, ambasadorin Luigi Soreca, për të diskutuar partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së në mbështetje të integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Ata diskutuan nevojën për përparim të vazhdueshëm të reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, si dhe çështje që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, njofton ambasada e SHBA.

Reforma po sulmohet dhe anatemohet javët e fundit nga ish-kryeministrit Berisha dhe nga ish-presidentit Ilir Meta. Meta e cilëson ramaformë, ndërsa Berisha ka hallin e  SPAK. Të dy diplomatët duket se kanë dërguar një mesazh të qartë për të dy dhe gjithë kritikët e tjerë se askush nuk luan dot me këtë proces.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej