Meta i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit? Lorenc Vangjeli: Berisha avokati më i keq për ish-presidentin, ja ligji më kriminal që ka votuar Kuvendi

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur ditën e sotme në një emision televiziv, në lidhje me ligjin e dekriminalizimit, ku është shprehur se është një nga më kriminalët që ka votuar ndonjëherë Kuvendi i Shqipërisë, duke mohuar kështu të drejtën e shenjtë të rehabilitimit që parashikon drejtësia.

Vangjeli është ndalur edhe tek akuzat ndaj Ilir Metës si ish i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, tha se në rastin konkret Sali Berisha është avokat më i keq për ish-presidentin.

Analisti shtoi se ndarja në dy blloqe, bardhë e zi, në Tiranë, synon të imponojë një qëndrim të gabuar.

“Një avokat i keq bën më shumë dëm sesa një prokuror i mbarë. Sepse një prokuror i mbarë do të tentonte drejt të vërtetës. Ndërsa avokatia e zotit Berisha është vetëm reflektive.

Nëse kundërshtarët e tij do të pohojnë diçka, ai do të nxitojë të mohojë. nga ana tjetër është një histori shumë më e komplikuar sesa duket në pamje të parë.

Ka një pretendim sipas të cilit zoti Meta kur ka qenë student 30 e ca vite më parë, ka qenë i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit. Unë mendoj se sërish ndarja në dy blloqe bardhë e zi në Tiranë synon dhe tenton të japë qëndrim të gabuar dhe të bëjë arbitrim të gabuar.

Edhe krimi i vrasjes rehabilitohet një ditë, pas 25 apo 30 vitesh. Kjo ka të bëjë me ligjin e dikriminalizimit, por që është një nga ligjet më kriminale që kanë miratuar ndonjëherë deputetët shqiptarë.

Ka vrarë atë që është e shenjtë në drejtësi, të drejtën e rehabilitimit. Mes shumë mëkatarëve të Tiranës pakkush ka të drejtë të godasë me gurë Ilir Metën apo ndonjë tjetër” – tha Lorenc Vangjeli.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej