Meta në SPAK, Spahiu: Provat kundër tij i kanë dhënë bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij!

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu e cilëson si “betejën më të fortë” të Ilir Metës përballjen me SPAK për çështjen “CEZ-DIA”.

Spahiu tha se Meta ka pesë dosje penale kundër tij në SPAK, ndërsa CEZ-DIA është një prej betejave më të forta për të, pasi sipas tij, provat kundër Metës, janë mbledhur nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij.

Në një intervistë në “Euroneës Albania”, Spahiu tha se nuk beson që kreu i SPAK, Altin Dumani të jetë nën influencën e Edi Ramës për të goditur Metën.

“Zyrtarisht sot ka pesë dosje penale ndaj Ilir Metës. Ky është zyrtari i lartë që ka më shumë dosje se deputetët. Është çështja Cez /Dia, lobimi në SHBA, çështja e pasurisë, koncesioni që i është dhënë kunatit të Ilir Metës. Sot është thirrur për ato dhjetra që është akuzuar, jo për ato dhjetra që ka denoncuar. Në çdo skandal që ka në Shqipëri del emri i Metës.

Kjo është çështja më e vështirë penale që përballet, sepse të gjitha provat që janë siguruar kundër Metës, kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të tij, i pari është Elvis Mata, ish kreu i LRI, është Kastriot Islamaj që ka dorëzuar SMS-në nga telefoni i tij, dhe i ka kërkuar 200 mijë euro, bashkëpunëtori i tretë është Dritan Prifti, ai ka dëshmuar se Meta kishte udhëtuar në Pragë Çeki për të lobuar që koncesionin ta merrte CEZ.

I katërti është Sali Berisha, dhe Ilir Meta e ka kërcënuar Berishën, duke i thënë atëherë njëherë e kam dhënë dorëheqjen për djalin tuaj, mos kujto se do e jap edhe për këtë. Ilir Meta kërcënoi Berishën sot, s’kam hedhur unë firmë tha, se kush ka firmosur Berisha? Po uljen e çmimit të energjisë kush e firmosi? Ai do ta shpërndajë përgjegjësinë”, tha ndër të tjera Spahiu.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej