Ministrja Edona Bilali aferë korruptive me skemën e startup-eve. I përfshirë edhe djali i Dritan Agollit të FSHZH?!

Në një nga shfaqet e rradhës të Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, vetë ministrja Edona Bilali, bëri një deklaratë në lidhje me mbështetjen e zhvillimit të kompanive startup duke u shprehur: “Së shpejti, në planin e ministrisë do të fusim komponentin e lekut të madh”.

Startup do të thotë sipërmarrje e re, pra bëhet fjalë për një s

E shprehur në fjalë të thjeshta, do financojmë kompanitë startup me grante të majme që do ndihmojnë rritjen e tyre.

Dhe ministrja e mbajti fjalën pasi prej disa ditësh qarkullon një vendim i Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në lidhje me përfituesit e granteve financiare për mbështetjen e startupeve.

Ky vendim përmban një listë me 52 subjekte, të regjistruar pranë Qkr si persona fizik e juridik apo dhe organizata jo qeveritare të cilët kanë përfituar grante nga 1.000.000 lek në 20.000.000, grante që pretendohet të përdoren për zhvillimin e kompanive startup dhe të inovacionit në vendin tonë.

Duke parë nivelin e inovacionit në Shqipëri dhe gjithashtu mundësitë e krijimit të kompanive startup, të bën përshtypje numri i lartë i përfituesve të këtyre fondeve, por gjithashtu edhe qëllimi dhe objekti i aktivitetit të këtyre subjekteve.

Nga një shqyrtim i thjeshtë i aktiviteteve të subjekteve në fjalë kuptohet qartë që asnjë prej tyre nuk paraqet ndonjë risi të veçantë në zhvillimin e teknologjisë apo inovacionit.

Kujtojmë këtu që në bazë të ligjit të krijuar posaçërisht për startupet, për një kompani që të jetë e regjistruar si e tillë, duhet të konceptohet dhe të veprojë me qëllimin e caktuar për të realizuar apo zhvilluar një produkt apo shërbim i cili duhet të konsiderohet inovativ ose teknologjik i veçantë me potencial rritjeje të shpejtë, për përmirësimin e ndjeshëm të modeleve të biznesit, produkteve dhe shërbimeve ekzistuese

Duke përshkuar listën e 23 kompanive startup lind natyrshëm pyetja: ku qëndron inovacioni dhe teknologjia për një kompani e cila në përshkrimin e objektit të saj cilësohet si Konsulence financiare,sherbime kontabiliteti,trainime profesionale, kurse kontabiliteti?

 I referohemi këtu njërës prej kompanive startup që nga ky fond ka përfituar plot 5.000.000 lekë për zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Akoma më i rëndë është fakti që kjo kompani dhe administratorja e saj ofrojnë shërbime auditi dhe kontabiliteti e për këtë, etika profesionale e audituesve (sipas rregullores në vendin tonë) nuk lejon që ky funksion të angazhohet në veprimtari të tilla si krijimi i një biznesi apo punësimi për qëllime që nuk lidhen me profesionin, pra individi në fjalë është totalisht në konflikt interesi duke ofruar shërbime të tjera.

Çfarë inovacioni mund të sjellë ose krijojë një kompani e cila ka për qëllim Organizim dhe menaxhim eventesh artistike, kulturore, sportive dhe festival qe lidhen me promovimin e turizmit, kultures, sportit, trashegimise kulturore, artistike dhe jo vetem? I njëjti grant është përfituar edhe nga kjo kompani.

Theksojmë këtu se një vlerë e konsiderueshme financimi është përfituar nga entitete të cilat kanë si subjekt organizimin dhe menaxhimin e eventeve, pra siç duket fusha e menaxhimit të eventeve ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një kompanie startup dhe sidomos të teknologjisë.

Po një kompani që merret me administrim dhe manaxhim i ambjenteve publike dhe private, komplekseve turistike, pushuese dhe banimi; çfarë inovacioni pritet të sjellë në tregun shqiptar?

Ndoshta kur kompania është nën administrim të djalit të Drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit atëherë inovacioni është i sigurt!

Një ndihmesë të rëndësishme pritet ti jape ky fond edhe aktorëve që bëjnë të mundur zhvillimin e kompanive startup të cilët sipas po të njëjtit ligj të përmendur më sipër, vijnë nën emrin Lehtësues. Lehtësuesit pritet tu ofrojnë shërbime mbështetëse startupeve në formën e trajnimeve, mentorimeve e këshillimeve.

Profili i një lehtësuesi mund të jetë i shumë fushave duke nisur nga një shkollë profesionale, e duke vazhduar me universitete e organizata duke përfunduar tek individët që ofrojnë konsulenca të ndryshme ligjore, financiare etj.

Sipas listës së fituesve, janë rreth 29 lehtësues të cilët kanë përfituar nga 1.000.000 lekë deri në 20.000.000 në formën e granteve për tu përdorur në lehtësimin e kompanive startup.

Natyrshëm lind pyetja si do të përdoren këto fonde nga lehtësuesit dhe në çfarë forme do u ofrojnë lehtësim startupeve. Nga lista e publikuar gjenden 7 bashki të cilat do të përfitojnë grante nga 2 milionë deri në 20 milionë.

Duke njohur kapacitetet dhe performancën e bashkive në vendin tonë, është i çuditshëm fakti se si këto institucione do të mund të ofrojnë shërbime lehtësuese për startupet.

Vlerat e granteve janë të konsiderueshme dhe profilet e lehtësuesve të përzgjedhur nuk përkojnë me qëllimet dhe fokusin e një lehtësuesi.

Përmendim këtu disa bashki të vendit si Bashkia Dimal apo Bashkia Pukë që është shumë e vështirë të pranosh se në këto bashki ekziston mundësia e krijimit dhe zhvillimit të një startupi që sjell inovacion dhe ndryshim teknologjik (pa asnjë lloj paragjykimi ndaj këtyre bashkive, por eksperienca ka treguar që insititucionet publike shtetërore nuk kanë rezultuar efektive në bashkëpunimin publik-privat). Çfarë procesi lehtësimi do tu ofrojnë këto bashki startupeve?

Gjithmonë nëse ka ndonjë startup të zhvilluar në zonat që bashkitë mbulojnë! A është realisht e nevojshme furnizimi me grante pa kriter të organizatave jo qeveritare në një treg si Shqipëria ku qarkullojnë gjithsej 10 ide innovative biznesi nga të cilat vetëm 5 zhvillohen më tej në startupe?

Në listë janë 10 OJF të cilat në fokus kanë të rinjtë, secila ka përfituar mesatarisht 5.000.000 lekë të cilat nuk ka informacion se si do të shpenzohen. Kjo do të qartësohet kur të shohim thirrjet për trajnimet e rradhës: “Keni një ide biznesi? Eja apliko tek ne”!

Si përfundim, një ligj që rregullon vetëm skemat e mbështetjes financiare ndaj startupeve, duhet me të vërtetë?

Është me të vërtetë i nevojshëm? Një industri që promovon kreativitetin, inovacionin apo eksperimentimin ka nevojë për një rregullim ligjor?

Në lidhje me këtë thirrje, nuk është bërë asnjëherë publike cilët kanë qenë personat përfaqësues të institucioneve në bord të vendimmarrjes, gjë që le shumë për të dëshiruar pasi nuk kuptohet nëse janë persona që kanë përvojë dhe ekspertizë në fushën e startupeve.

Për më tepër, çdo funksionar që ka qenë i përfshirë në rregullimin e skemave të tilla duhet të këtë dështuar jo një, por së paku dy startupe para se të vendosë se cilat janë ato startupe që mund të përfitojnë financim, por këtë ndoshta ministrja dhe grupi i punës do ia lenë në dorë bashkive dhe organizatorëve të eventeve përfitues të granteve ta gjykojnë.

Së fundmi, për nga natyra e industrisë, të vendosë një ministri pa portofol në përzgjedhje dhe administrim të një buxheti të tillë (260,938,448 lekë) është një ofendim, ofendim për ata aktorë që janë realisht pjesë e ekosistemit të startupeve të cilët edhe pse kanë aplikuar, nuk kanë përfituar asnjë grant, por gjithashtu edhe për taksapaguesit shqiptarë të cilët shohin se si taksat e tyre shkojnë për të “lehtësuar” jetën e disa individëve që nuk ia kanë haberin fare industrisë.

E gjithë kjo thirrje mund të mos ketë fare kreativitet nga ana e aplikantëve, por një gjë është e sigurt: ka patur mjaftueshëm kreativitet nga ana e krijuesve të skemës se si të zhvaten lehtësisht paratë e shqiptarëve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej