Miratohet harta e re gjyqësore, ku do të “përplasen” shqiptarët nga sot

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ.

Manja: Në mbledhjen e sotme është miratuar harta e re gjyqësore. Shqipëria do të ketë 13 gjykata të Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 Gjykata Administrative të Shkallës së Parë.

Manja deklaroi se në Gjykatat që do të mbyllen nuk do të cenohet asnjë shërbim gjyqësor.

Manja: Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet gjyqësore në strukturat ekzistuese të Gjykatave. Implementimi i hartës  do të bëhet me faza. Më 1 shkurt do të kemi përqendrimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, në 1 maj do të jenë Gjykata e shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik do të jetën Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë.

Manja theksoi se harta e re gjyqësore ka disa risi; do të standardizojë kohën mesatare të dhënies së vendimit, do të bëjë një shpërndarje të drejtë të çështjeve të gjyqtarët, do të ulë kostot e dhënies së drejtësisë si dhe do të ketë një short real e efikas të shpërndarjes së çështjeve të gjyqtarëve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej