Mister zhdukja e 49 arkave me banane në Portin e Durrësit, lirohen 7 të arrestuarit

Mbetet mister zhdukja e 49 arkave me banane brenda të cilave dyshohet të ketë pasur lëndë narkotike kokainë. Kontejneri i ardhur nga Ekuadori rezultoi i pa plumbosur dhe mungonte një pjesë e ngarkesës.

Punonjësit e sigurisë dhe konkretisht ata të monitorimit të kamerave në sallën operative do të lirohen nga burgu.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi se për Gentian Halili, Rajd Bleta, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tila dhe Skënder Plaku sot prokurori Afrim Shehu do të kërkojë zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

Gjithashtu edhe për dy punonjësit e kompanisë “Ziko shpk” Altin Muhametaj, Mazmi Allgjata do kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej