Misteri i vdekjes së Sibora Geganit, rrëfehet autori: E kam vrarë 9 vite më parë, trupin e shpërbëva me acid, e kam murosur

Marco Romeo, shtetasi italian i arrestuar për vdekjen e ish-partneres së tij, Paula, në Malaga të Spanjës, ka rrëfyer se ka murosur ish- të dashurën e tij shqiptare Sibora Gagani, e cila u zhduk në vitin 2014.

Sipas mediave të huaja, vrasësi i dyshuar i Paulës sapo kishte refuzuar të dëshmonte në polici, por kur pa foton e Sibora Gaganit në ambientet e policisë, pranoi se e kishte vrarë.

Deklaratat i bëri spontanisht, pa praninë e avokatit të tij, por më vonë kur i shkoi pranë avokati mbrojtës, u tërhoq nga rrëfimi i tij.

Pas rrëfimit, policia ka kontrolluar banesën e tij, por trupi i të resë shqiptare ende nuk është gjetur. Ai ka pohuar se trupin e ka shpërbërë me acid dhe se e ka murosur.

Romeo u arrestua nga Policia kombëtare pasditen e së mërkurës, disa orë pasi trupi i pajetë i Paulës u gjet me disa plagë me thikë.

Fqinjët sigurojnë se më parë ka pasur një diskutim të fortë mes të dyve.

Sibora Gagani u zhduk 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej