Misteri për Ervis Martinaj, gazetarja: Xhaxhai i tij shkoi në Prokurori për të mësuar nëse…

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala tregoi se xhaxhai i biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt, Faik Martinaj ka shkuar sërish në Prokurorinë e Kurbinit për të mësuar nëse ka informacione të reja lidhur me fatin e 40-vjeçarit. Në studion e emisionit “Opinion”, Lala theksoi se efektivi i Forcës Operacionale që shoqëroi Martinajt për herë të fundit, Jeton Lami nuk ka treguar asgjë pas bisedës ditën e arrestimit me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Lidhur me hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt, Lala shtoi se disa persona janë shoqëruar në polici e më pas janë liruar për strategji hetimi me qëllim zbardhjen e të dhënave të reja. “Nga informacionet që unë kam nga Prokuroria e Kurbinit, Faik Martinaj ka shkuar për të kërkuar informacion për hetimet, por nuk ka asgjë të re. Jeton Lami nuk ka dhënë asnjë të dhënë në rrugë zyrtare. Përveç bisedës që ka pasur me Gledis Nano. Konfirmohet edhe nga kamerat e sigurisë.

Ai është çelësi i vetëm për të shkuar tek Ervis Martinaj. Ka pasur disa të shoqëruar që kanë lidhje me Martinaj, disa janë lënë të lirë për strategji hetimi, një tjetër është lënë në ‘arrest shtëpie'”, u shpreh Klodiana Lala. Në dhjetor 2022, RENEA dhe policia gjeti një arsenal të madh armësh në banesat e familjes Martinajt në Fushë-Kuqe.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej