Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj

Hetem Qerimaj, “Mjeshtri i Madh” i violinës, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

“Te nderuar miq,me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jete te babit tim te dashur Hetem Qerimaj.Zoti e pranofte ne parajse”, ka njoftuar djali i tij, Fatos Qerimaj.

Violina e ka shoqëruar “Mjeshtrin e Madh” përgjatë gjithë jetës. Ai ka qenë aktiv deri vonë dhe në 85-vjetorin e tij mbajti një koncert të titulluar “Harku i Triumfit të Qerimajve” në Amfiteatrin e Liqenit, së bashku me breza të tjerë artistësh nga e njëjta familje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej