Ndihmoi dhe transportoi me automjet Ervis Martinajn, arrestohet agjenti i Operacionales në Policinë e Shtetit

Jeton Lami, agjent i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ndihmuar dhe më pas ka transportuar me automjet të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj.

Policia bën me dije se ditën e djeshme Gjykata e Kurbinit ka vendosur ndaj Lamit masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Tashmë materialet hetimore në ngarkim të Lamit i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

kallëzuar disa ditë më parë, në komisariatin e policisë në Laç se ka humbur çdo kontakt me të shumëkërkuarin e drejtësisë.

Ka qenë nëna e Ervis Martinajt dhe xhaxhai, ata që kanë kryer denoncimin, duke thënë se prej 3 ditësh nuk ka pasur asnjë kontakt fizik dhe as në celularë me djalin e tyre, i cili është në kërkim ndërkombëtar për shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vend.

Nëna ka rrëfyer se nuk di se ku djali i saj ndodhet dhe po ashtu informacion për të nuk kanë as të afërmit e tjerë të cilët ruanin kontakte me të shumëkërkuarin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej