Ndryshimet e ministrave, Bardhi: Makiazh për të mbuluar fytyrën e kalbur të korrupsionit

Vetëm pak minuta pasi kryeministri Edi Rama, ka zbuluar propozimet për ndryshimet në qeveri, ka reaguar deputeti i PD-së, Gazment Bardhi.

Me anë të një postimi në “Twitter” ai e ka cilësuar këtë lëvizje të Ramës si një taktikë për të mbuluar fytyrën e kalbur të korrupsionit që sipas tij është përfshirë qeveri Rama.

Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit”, shkruan Bardhi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej