Orgito Lamkaj është vënë në prangat e policisë së Fierit, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprimtari kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve.
Lamkaj u kap në flagrancë, sërish me doza lënde narkotike me vete.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 19 vjeç, banues në Fier, pasi duke qënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banese si edhe gjatë kontrollit fizik, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Fierit.