‘Ne jemi armiq’/ Hajdari: Berisha ia bëri të qartë Ramës se me të s’mund të bëjë pazare

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari, komentoi  protestën e 7 korrikut dhe deklaratat e kryetarit të PD, Sali Berisha.

Sipas Hajdarit, kur Berisha i tha Ramës se ‘ne jemi armiq’, dha një mesazh shumë domethënës. Hajdari deklaroi se Berisha i bëri të qartë Ramës se me të s’mund të bëjë pazare.

“I thotë që s’do kemi kurrë pazare me njëri-tjetrin. Ka njerëz që kanë luftuar kauzat e tyre në sheshe.

Janë thirrur gjithë ato njerëz për të ndryshuar situatën e tyre, ekonominë, arsimin. Në fund të ditës, ato që janë ulur në tryeza kanë bërë pazare.”-tha Hajdari.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej