“Ne qëndrojmë si fener për botën”, Ambasada në Tiranë ndan fjalën e Presidentit Biden për Ditën e Pavarësisë së Amerikës

Sot, më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë, shkruan newsbomb.al. Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë fjalën e presidentit Joe Biden, në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë amerikanët.

“Ne jemi pjesë e diçkaje shumë më të madhe se ne. Ne qëndrojmë si një fener për botën. Të tillë jemi ne. Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka thënë Presidenti Biden.

Pjesë nga fjala e tij, shpërndarë nga Ambasada e SHBA në Tiranë:

“E kam thënë prej kohësh se Amerika është unike! Ndryshe nga çdo komb tjetër në Tokë, ne u themeluam bazuar në një ide. Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme – mes tyre jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.

Dhe ndërsa ne nuk i kemi arritur asnjëherë plotësisht ato fjalë, ne kurrë nuk kemi hequr dorë prej tyre. Ata vazhdojnë të na gjallërojnë dhe na kujtojnë atë që ne si amerikanë, në më të mirën tonë, besojmë: ne, amerikanët – ne besojmë në ndershmëri dhe mirësjellje, në trajtimin e të gjithëve me dinjitet dhe respekt, në dhënien e një mundësie të barabartë për të gjithë, duke mos kërcënuar askënd, duke mos krijuar asnjë vend të sigurtë për urrejtjen dhe duke mos lënë askënd pas.

Ne udhëheqim me fuqinë e shembullit tonë, jo me shembullin e fuqisë sonë. Ne jemi pjesë e diçkaje shumë më të madhe se ne. Ne qëndrojmë si një fener për botën. Të tillë jemi ne. Gëzuar Ditën e Pavarësisë.”

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej