Një episod i çuditshëm ka ndodhur pak minuta para nisjes së sfidës mes Vllaznisë dhe Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Ndërsa skuadrat po kryenin nxemjen në impiantin e qytetit të Shkodrës, janë fikur dritat, duke bërë që të pllakoste errësira.
Nënstacioni Shkodra1 ra dy herë nga 7 minuta në “blackout” dhe komplet zona ishte pa energji elektrike. Ngjarja ka shkaktuar jo pak kaos por edhe dyshime për startin në kohë të ndeshjes.
OSHEE Shkodër deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli nuk ka bërë ndonjë deklaratë shpjeguese mbi arsyet.