Negociatat për Presidentin, vjen lajmi nga PD

Kreu i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka thirrur në mbledhje grupin parlamentar ditën e nesërme.

Mbledhja është planifikuar që të zhvillohet në orën 16:00, në një kohë që po diskutohet zgjedhja e presidentit të ri.  Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj bën me dije se në fokus nuk do të jenë negociatat për Presidentin e Republikës, por edhe platforma e bashkimit e prezantuar rreth 3 ditë më parë.

24 orë përpara se socialistët t’i presin në tryezë në Kuvendin e Shqipërisë për të negociuar për emrin e Presidentit të Republikës, demokratët kanë një kërkesë.

Enkelejd Alibeaj e sheh zgjedhjen e kreut të shtetit bazuar në disa shtylla të rëndësishme që duhet të jenë transparente për shqiptarët.

Vendimi për t’u ulur përballë socialistëve në tryezë Alibeaj nuk do ta marrë i vetëm. Ky i fundit tha se do të kërkojë mandatim nga grupi parlamentar, prandaj dhe do ta mbledhë nesër.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej