Si përherë para çdo proteste opozitare, edhe sot dyert e godinës së Kryeministrisë janë “blinduar” me panele metalike.
Protesta e Partisë Demokratike do të nisë ditën e nesërme në orën 07:00 të pasdites dhe pritet të vazhdojë deri në orën 09:00.
Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 1,200 efektivë të policisë.
Në tubimet të mëparshme, Kryeministria ka qenë shënjestër e portestuesve që kanë qëlluar me gurë në drejtim të derës apo instalacioneve.
