Nga fshehja e shpenzimeve të fushatës, te justifikimet në publik, pse Berisha e ka kompleks pasurinë?

Pasuria vijon të jetë kompleks për Sali Berishën. Amerikanët e shpallën të padëshiruar me argumentin e ai ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten, familjen dhe aleatët e tij. Si duket kjo e “vret” Saliun dhe po mundohet të justifikohet se ai jeton në “varfëri” dhe nuk ka para.

Sot Berisha ishte në Paskuqan dhe u tentoi të justifikohej se jeton vetëm në një apartament dhe nuk ka pasuri, ndonëse ka pasur poste gjatë gjithë jetës së tij. Nga ana tjetër ai sulmoi Ramën, duke thënë se nuk e justifikon dot pasurinë.

Sipas tij në 30 vite rrogëtar shteti ka vetëm një apartament 130 metër katror, ndërsa Rama ndëroi sarajet në Surrel me ullinj që kushtojnë 20-30 mijë euro.

A mundet pra të vazhdohet në këtë mënyrë. Sa herë në cdo takim, kemi bërë thirrje, urdhëro të dalim në shesh para qytetarëve. Edhe këtu po deshi Rama të vijë në debat, por debati është detyrim para jush. Sepse kryeministri, presidenti, cilido rrogëtar i këtij shteti paguhet me taksat tuaja dhe ai ka detyrimin të dalë para jush, ka detyrimin ti kthejë  xhepat dhe të tregojë cdo qindarkë.

Edi Rama nuk del dot kurrë. Si mund të dalë ai që jeton në saraje. Kam qenë rrogëtar i shteti 30 vite dhe një apartament 130 metra kam, absolutisht pa kredi, më të madh nuk e blija dot. Kjo është e vërteta. Po ti që ndërtove sarajet me 720 metra gjatësi themelet. Me 5 mijë metra parkun përreth. Me ulli 300-400 vjecare që kushtojnë nga 20-30 mijë euro. Ku i gjete këto? Hajde këtu Edi Rama, duhet të dalësh, tu thuash qytetarëve nga mbinë ato. Ti thua që je nga bregu. Nëse je nga bregu Surreli nuk është në breg, nuk i ke trashëgim as nga nëna as nga baba, i ke vjedhur ndaj nuk del”, tha Berisha.

Në fakt sa i takon Ramës, Berisha ka të drejtë, pasi një sahat e më parë kryeministri duhet të japë llogari për çdo qindarkë, ashtu siç duhet të japin si Meta ashtu dhe vetë Saliu. Berisha në fakt ka harruar një detaj të vogël, pasurinë e fëmijëve të tij. Vetëm Argita dhe Shkëlzeni kanë deklaruar në ILDKP një pasuri mbi 1 milionë euro.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë edhe kur nuk deklaron shpenzime te fushatës dhe shprehet se çdo gjë e ka falas. Po ashtu firmosi dhe një kontratë lobimi në SHBA, ku sërish deklaron se është falas. Pra duket sikur Berisha po mundohet të tregojë se nuk ka pasuri.

Pyetja që shtrohet është: Pse Berisha tenton të justifikojë pasurinë? Mos vallë ka frikë se laku që po ngushtohet nga SPAK do sjellë dhe skanim të pasurisë?

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej