Nga prokurorët, gjyqtarët, ish-ministrat, ministrat dhe deputetët, tek ish-funksionarët e lartë të PPSH, deputetët kërkojnë hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit

Deputetët e PD pro Bashës kërkojnë hapjen e plotë të dosjet të ish-Sigurimit  të Shtetit. Ata kërkojnë hapjen e dosjeve duke filluar që nga prokurorët, gjyqtarët, ish-ministrat, ministrat dhe deputetët, tek ish-funksionarët e lartë të PPSH. Deputeti i PD Lefter Gështenja, teksa ka komentuar reformën e dekomunistizimit, tha se duhet të shkojë përtej emrave, referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës, e ndërsa shtoi se hapja e dosjeve duhet të shkojë edhe në radhët e prokurorëve e gjyqtarëve që aso kohe kanë dhënë vendime që kanë shkatërruar familjen shqiptare.

“Reforma është e vonuar, dhe pse kanë kaluar 32 vite, kjo reformë duhet ishte mbyllur, është dhe përgjegjësi e jonë, një formular që të gjithë duhet të deklarojnë të shkuarjen e tij gjatë periudhës së komunizmit. Unë jam për hapjen e cdo zyrtari, por jo vetëm të bashkëpunëtorëve, por edhe prokurorëve, dhe atyre që kanë marrë dënime, prokurorë e gjyqtarë, janë mijëra shqiptar që janë dënuar nga regjimi, jo vetëm bashkëpunëtor, por edhe për prokurorë, gjyqtar dhe drejtues të SP që kanë marrë vendime”, tha ai. Teksa foli për situatën në Partinë Demokratike, ai tha  se PD  është në një krizë të thellë, por pavarësisht kësaj, deputeti Lefter Gështenja është i mendimit që duhet të bashkohen me çdo kusht dhe të dalin në zgjedhjet vendore të 2023, me një kandidat.

Gështenja tha se deputetët duhet të shkojnë përtej egos personale, pasi në të kundërtën edhe në këto zgjedhje PD-ja do të jetë humbëse duke ia dhuruar sërish pushtetin Edi Ramës.“Në PD ka një krizë të thellë, një krizë legjitimiteti, mos njohje e palëve, e kam diskutuar në të gjitha mbledhjet që e vetmja rrugë që PD e çon fituese është duke dalë më një kandidatë të vetëm, çdo alternativë sjell fitues Edi Ramën, ne jemi të dënuar që të bashkohemi, të dalim me çdo kush me një kandidat. Futja në proces zgjedhor që nuk janë larg, duhet të futemi me një kandidat. Nuk mund të bashkojnë me parë me forcë atë majta si LSI, por me demokratët, duhet të bashkojmë PD, më pas opozitën dhe në fund çdo faktor që është kundër qeverisë”, tha Gështenja.

Gështenja: Le të hapim dosjet

Ndërkohë, edhe më herët deputeti i PD, Lefter Gështenja ka reaguar në rrjetet sociale, teksa i kërkon politikës dhe kujtdo që e ndjen si detyrim që të bëjë transparencë të kaluarën e tyre, nismë kjo që vjen pas debatit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe në kuadër të detyrimit që ai dhe kushdo si i zgjedhur publik ka përpara qytetarëve.“Përpara detyrimit ligjor, u detyrohemi shqiptarëve të jemi të vërtetë. Le ti hapim dosjet duke nisur nga vetja jonë, për të treguar nëse kemi qenë ndonjëherë: të survejuar, bashkëpunëtor apo të favorizuar të sigurimit të shtetit. Pa asnjë kufizim!”, tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej