Nga tespitë me wireless, çakmaku dhe kopsat, Artan Hoxha tregon disa nga sendet që përdoren për përgjime

Gazetari Artan Hoxha ka treguar disa nga objektet që përdoren për përgjim në vendin tonë nga bandat por jo vetëm.I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka sqaruar se si funksion secila prej tyre.

Disa nga objektet përgjuese që tregoi gazetari ishin tespitë me wireless, çakmaku dhe kopsat.

Pjesë nga biseda në studio:
Artan Hoxha: Tespi me Wireless, kjo është përdorur kryesisht në zonat për çështje të terrorizmit.

-Pra, është përgjues me kamerë?

Artan Hoxha: Ajo është me video dhe audio. Do të jap një tjetër element. Kjo këtu është një çelës BMW-je X-5, kjo vendoset te zyra jote ku bën mbledhje ti, ka një kartë telefoni brenda dhe i çohet një zile nga një telefon tjetër.

-Që nuk bie zilja…

Artan Hoxha: Zilja jo vetëm që nuk bie, por unë nga aty dëgjoj gjithë bisedat ose i regjistroj nga celulari direkt. Mund të jesh dhe në Honolulu dhe vetëm çoji zile. Kjo është për bisedën ambientale.

-Edhe sa kushton kjo?

Artan Hoxha: Nuk kushton shumë, po gjithë problemi i saj janë teknikat për t’u përdorur. Unë  e kam marrë nga interneti. Ky tjetri është çakmak me audio dhe video.

-Pra ti e lë çakmakun mbi tavolinë dhe ky të kap ty?

Artan Hoxha: Unë s’pi duhanin dihet, unë përdorja dy çakmakë, se mund ta merrte ai për ta ndezur dhe ti i thua i ka mbaruar gazi. Pastaj tjerat i ke parë, vida, gozhda…

-Edhe vidat janë përgjues?

Artan Hoxha: Ke edhe kopsat për në çantat e grave…

-Kopsat përgjues, eëëë!! Kape çik kamera!

Artan Hoxha: Ajo filmon dhe me audio dhe video, ja dërgon sinjalin një pajisjeje tjetër.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej