Zbardhen detaje të reja nga sherri me thika i ndodhur mesditën e sotme brenda një lokali në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë, një 18 vjeçar i identifikuar si A.H ka plagosur me thikë 3 bashkëmoshatarët e tij dhe është larguar nga vendngjarja. Policia është vënë në ndjekje të tij.
Raportohet se sherri mes të rinjve ka ndodhur për ngacmime të vajzave bashkëmoshatare me të rinjtë.
Të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra.