Ngjarje e rëndë/ Prindër të 4 fëmijëve, 50-vjeçari i hedh acid në fytyrë ish-bashkëshortes, më pas i shkon për vizitë në spital, policia e kap ‘mat’

I motivuar nga mosmarrëveshjet e tyre financiare, një 50-vjeçar nga Messina, Itali dyshohet se ka sulmuar ish-bashkëshorten dhe i ka hedhur lëng kaustik (acid) 49-vjeçares, e cila rrezikon të humbasë syrin e djathtë.

Të dy ishin ndarë për gjashtë vitet e fundit edhe pse kishin katër fëmijë së bashku, ndërsa gruaja kishte dy fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme. Së fundmi ata kanë bashkëjetuar sërish për shkak të problemeve financiare me të cilat ka hasur 49-vjeçari. Megjithatë, raportet thonë se lidhja e tyre ishte formale dhe të dy kishin bërë të qartë se mes tyre nuk kishte asgjë romantike .

Menjëherë pas arrestimit, 50-vjeçari i tha policisë se mosmarrëveshjet financiare e motivuan atë ta sulmonte, duke tentuar në thelb ta vriste.

Detajet si e sulmoi:

Mirëpo 50-vjeçari që sulmoi me lëng kaustik ish-bashkëshorten e tij 49-vjeçare tentoi ta vizitonte në spital disa orë më vonë.

Konkretisht, ai shkoi për të parë viktimën duke pretenduar se ishte një vizitë e pafajshme, kur në realitet ai donte të “mbulonte”, ngjarjen.

Policia e gjeti në spital dhe e futi brenda. Ai fillimisht e mohoi aktin e tij , por më pas ai ka pranuar nën peshën e provave dhe më pas është arrestuar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej