Nikoll Lesi: Ilir Meta NUK do kandidojë për Bashkinë e Tiranës, është kandidat për kryeministër

Botuesi Nikoll Lesi thotë se Ilir Meta do të jetë kandidati i opozitës për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2005.

Sipas një artikulli të botuar në gazetën Koha Jonë, Meta nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt, siç kishin qarkulluar më herët thashethemet.

Por sipas burimeve të Lesit, Meta do t’i bashkohet opozitës menjëherë pasi të lërë Presidencën në 24 korrik, për të bërë atë që Edi Paloka e quan “Sri Lanka shqiptare”.

“Burime të besuara thanë se Ilir Meta do të pjesë e Frontit të madh opozitar kundër kryeministrit Rama. Më 24 korrik Meta do të lërë presidencën dhe do të zbresë në Bulevard, atje ku mendohet se dyshja Berisha-Meta do të krijojnë një “Sri Lanka” shqiptare sipas Edi Palokës”, shkruan gazeta Koha Jonë.

“Burime të besuara treguan sot Meta do të jetë kandidat për kryeministër në emër të opozitës për zgjedhjet e vitit 2025”, thuhet në artikull.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej