Nikoll Lesi: Ky do të jetë viti i arrestimit të VIP-ave të politikës, pas marrjes të pandehur të Mediut…

Botuesi i gazetës Koha Jonë, Nikoll Lesi thotë në një editorial të botuar në gazetën e tij se viti 2023 do të jetë vit i arrestimeve në nivele të larta të politikës në Shqipëri.

Në editorial thuhet se pas marrjes së pandehur të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, rrethi do të zgjerohet me politikanë të tjerë, sa që Mediu do të ngjajë si “peshk i vogël”.

Sipas shkrimit, goditjet e drejtësisë do të prekin edhe persona të rëndësishëm nga bota e biznesit.

“Mësohet se janë edhe disa persona të tjerë të rëndësishëm të botës së biznesit të arrestuar për evazion fiskal dhe skema piramidale e faturash false, të cilët presin urdhër arrestet. Burime të rezervuara nga drejtësia tregojnë se pas marrjes së pandehur të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, SPAK-u do të zgjerojë edhe më tej rrethin e të pandehurve. Mediu do të jetë peshku i vogël në krahasim me ata që do të merren të pandehur. E gjithashtu në SPAK janë edhe disa dosje për drejtues të opozitës. SPAK e ka nisur me opozitën këtë vit por burimet në fjalë thonë se një anëtar qeverie dhe një drejtues i lartë në administratën shtetërore janë nën hetim, ku fjala finale do të jetë arrestimi. Ky vit do të jetë vit i arrestimeve në nivele të larta të politikës”, thuhet në editorial

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej