Nikoll Lesi: Si ndenji Arjan Çani 5 orë në shi për të marrë lajm në PS dhe kocka e pulës

Botuesi Nikollë Lesi thotë se sot pushtet ka blerë dhe korruptuar pronarët e mediave, të cilët nga ana e tyre bëjnë presion mbi gazetarët duke vendosur autocensurë.

Lesi u shpreh se sot teknologjia e ka zbehur pasionin për gazetarinë.

Ai kujtoi një ngjarje të vitit ‘94, kur Arjan Çani punonte në gazetën e tij dhe kishte ndenjur 5 orë në shi para selisë së PS për të marrë lajmin.

“Kur bëri grevën e madhe PS në ‘94 kundër Berishës, shkon Arjan Çani te PS dhe ka ndenjur  5 orë në  shi për të marrë një lajm. Dhe pas nja 5 orësh flet në radio dhe më thotë: drejtor çfarë të bëj, këtu s’po ndodh gjë.

Pastaj thotë, tani kërciti një kockë pule nga kati i tretë. Pra, greva e urisë e PS dhe kocka e pulës. Pra, erdhi e bëri lajmin”, kujtoi Lesi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej