“Nikollën e paskan fshehur sot”, Jozefina Topalli i bashkohet protestës: Në 3 mars iu ftoj në shesh! Këta iu binin sazeve në parlament por nuk i përjashtuam

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka folur sot në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, duke thënë se kjo qeveri ka frikë të dëgjojë zërin e opozitës dhe se protesta është e vetmja mënyrë për të rezistuar dhe dëbuar korrupsionin.

Topalli tha më tej  se është e papranueshme përjashtimi i deputetëve, duke sjellë në vëmendje se deputetët socialistë  u binin sazeve dhe në parlament, por nuk u përjashtuan nga kryeparlamentarja asokohe.

Topalli: Në cilin vend të botës ndodh që dy zyrëtë te jenë në burg dhe të vazhdojnë të paguajnë lekë për projektet më korruptive. Korrupsionin e paguajnë njerëzit e varfër. Ata kanë frikë për të humbur pushtetin, ata kanë frikë për të dëgjuar opozitën.

Si mund të pranohet përjashtimi i deputetëve?  Projekti i Durrësit, po aq korruptiv sa inceneratorët. E vetmja mundësi është për të rezistuar dhe për t’u përballuar. Ne nuk shesim kauza, ne i dalim Zot vendit tonë. Kryetaren e parlamentit e paskan fshehur sot. Këta i binin sazeve dhe merrnin autoparlant dhe nuk i nxori njeri nga parlamenti. Të flasim që ky vend të mos shpopullohet më. Ka vetëm një mënyrë, duke protestuar fiton.

Unë ju ftoj që me 3 mars ne do të bëjmë protestën më të madhe. Kush lejon që të të vjedhin emrin, të të marrin vulën? Cfarë do bënte Rama nëse Berisha do ti kishte marrë selinë dhe vulën e PS-së? Ne nuk na ka vdekur as nervi politik dhe as nervi demokratik. Kërkojnë të eliminojnë opozitën.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej