Qeveria do të kërkojë mendimin e bizneseve për amnistinë fiskale.
Një grup shoqatash janë thirrur për bashkëbisedim ditën e sotme nga kryeministri dhe ministrja e Financave.
Konsultimi kërkohet në momentin kur Bashkimi Europian, Dhoma Amerikane dhe ajo Gjermane, kanë kundërshtuar projektligjin në formën aktuale, pasi krijon hapësira për pastrim parash.
Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, BE-ja nënvizon se ky draft paraqet shqetësime serioze dhe do të dobësojë kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave.
Ndër të tjera, theksohet se kjo do të ndihmonte shumë pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore.
Sipas projektit, paratë e fituara me evazion fiskal, kontrabandë apo mashtrim fiskal, mund të deklarohen kundrejt një takse që shkon 5 deri në 10% të shumës. Subjektet përfituese mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro.