Nisin shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës. Shefi i Emergjencave Civile në Prefekturën e qarkut Shkodër Pëllumb Dani deklaroi se po shkarkohet 1700 m kub në sekondë.
Nga këto 700 metër kub në sekondë përmes agregatëve dhe 1700 në total.
Ndërkohë sipas informacioneve nga bashkia e Shkodrës janë pa energji elektrike disa zona.
Bashkia Shkodër:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.05 m me një rritje prej 25 cm me orën 18.00 te datës 17.01.2023 (kuota max 7.50 m).
Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.40 m me një rritje prej 15 cm me orën 18.00 të datës 17.01.2023 (kuota max 8.70 m ).