Nisin trajnimet e para të mësuesve për abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Këtë të hënë do të nisin trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Kjo abetare, do jetë në shtator në klasat e para fillore në Kosovë dhe Shqipëri.

Kushi informoi se në datën 1 shtator, së bashku me homologen e saj Arbërie Nagavci do të bëjnë prezantimin e parë të abetares unike për nxënësit e klasave të para në Kosovë.

“Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Kushi në Facebook.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej