“Një lëvizje e departamentit të non-grata-ve…”/ Politologu i njohur tregon çfarë qëndron pas shkarkimit të Ahmetajt

Pas shkarkimit të Arben Ahmetajt nga kryeminsitri i vendit, Edi Rama, ka pasur shumë reagime dhe teori të ndryshme që po qarkullojnë.

Politologu Ermal Hasimja thotë se po qarkullojnë teori nga akuzat e SPAK tek sanksionimi i tij non grata.

“Ka teori të ndryshme, është SPAK, ndoshta një lëvizje e departamentit të non-grata-ve. Mbetet akoma për t’u verifikuar”, tha ai.

Mbetet për t’u parë  ditët në vijim se cila është e vërteta, tha Hasimja ndërsa shtoi se kjo lëvizje nuk sjell asgjë te re në qeveri.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e sotëm se Belinda Balluku është emëruar zv.kryeministre.

Ndërsa Arben Ahmetaj është shkarkuar si zv.kryeministër dhe si ministër i Shtetit për Rindërtimin.

Kreu i qeverisë njoftoi edhe largimin e Zef Mazit si kryenegociator dhe në vend të tij është vendosur Majlinda Dhuka. Kjo e fundit do mbajë edhe postin e ministrit të Shtetit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej