Nëna e një 10-vjeçareje në Itali vendosi të mos denoncojë burrin që kishte ngacmuar vajzën e saj në këmbim të 600 eurove dhe tashmë do të përgjigjet para autoriteteve.
Gruaja, me banim në një qytet në provincën e Leçes, tha se heshti sepse kishte frikë nga reagimi i dhunshëm i burrit të saj.Çështja nuk është mbyllur për shkak se i akuzuari për ngacmim ende nuk është gjykuar në procedurë të shkurtuar për akuzën e sulmit të rëndë seksual.
Faktet i referohen gushtit 2020. Sipas asaj që rezultoi nga hetimet, abuzuesi i dyshuar e ka bindur vajzën që të shkonin të notonin së bashku në Porto Cesareo, një resort i njohur turistik në Salento dhe do ta kishte detyruar të kryente akte seksuale.
Pasi u kthye në shkollë, vajza e vogël ia besoi një mësuesi dhe më vonë nënës së saj. Kjo e fundit, e thirrur në kazermë nga karabinierët, do të kishte tentuar të devijonte hetimin duke akuzuar një xhaxha të të miturës, të paidentifikuar.
Gruaja siç rezultoi nga hetimet nuk dha asnjë informacion të dobishëm për të identifikuar ngacmuesin e dyshuar pasi kishte marrë 600 euro prej tij për të mos e denoncuar. Por hetimet vazhduan, burri u identifikua dhe vajza konfirmoi gjithçka.