Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se edhe zonja Klosi vetë nuk e ka ditur se sa para ka pasur në kasafortë.
Ai tha se një person publik që e keni pasur edhe në studio e ka njohur unazën e tij dhe e ka marrë, e sot e ruan në shtëpi sepse është objekt nën hetim.
Qyno: Edhe zonja vetë nuk e ka ditur se sa para ka pasur në kasafortë. Ka edhe hipoteza të tjera që thonë se ia ka dhënë vetë për t’i ruajtur nga kontrolli i mundshëm i banesës dhe ajo u tundua dhe kur nuk ia ka kthyer, zonja e ka denoncuar se i janë vjedhur paratë.
Një person publik që e keni pasur edhe në studio e ka njohur unazën e tij dhe e ka marrë, e sot e ruan në shtëpi sepse është objekt nën hetim.