Një shuplakë sistemit/ Mjeku Apostol Vaso rrëfen të vërtetën e “shkarkimit” nga spitali i Traumës: E kam provokuar vetë, për të nxjerrë në pah një problem më të madh

Mjeku anesteziolog dhe reanimator, Apostol Vaso, me anë të një postimi në rrjetet sociale në datën 25 gusht ka bërë të ditur se është shkarkuar nga detyra si mjek në spitalin e Traumës për arsyen se “ka zero kredite nga Qendra e Edukimit në Vazhdim” dhe nuk mund të licencohet me Urdhër Mjekësor.

Pas shkarkimit ai shkruan se i mbetet “të dalë e të lypë për të siguruar jetesën”, “të zhduket nga sytë këmbët” ose “të sfidojë këdo qoftë edhe i vetëm”.

Mjeku shprehet me ironi se strukturave të vlerësimit të aftësisë punonjësve shëndetësore nuk u interesojnë puna shkencore apo nominimet dhe citimet në revistat më të mëdha të shkencës mjekësore në botë.

Në një intervistë për FaxNews mjeku Apostol Vaso ka treguar të vërtetën rreth kësaj historie.

Për Xhoana Çallakun, ai shprehet se ka qenë një “vetëpushim nga puna”. Kjo, për një arsye madhore, për të vënë në pah problematikën e sistemit.

I vlerësuar në mbarë botën për artikullin e tij që jep kontribute themelore në neurologji, për Vason nëse nuk ka kreditit është i “pavlefshëm”.

Pikërisht këtë ndarje bën dhe mjeku, të pushtetshmit dhe të vlefshmit, largimi i tij, është një thirrje për t’i hedhur sytë nga mënyra se si po projektohet sistemi dhe për të pasur një këndvështrim i cili përqendrohet te vlerat që ka një mjek, ndërkaq ai thekson dhe rëndësinë që ka pasur studimi që ka kryer dhe përkushtimi i një jete që ka pasur ndaj kësaj fushe.

Mjeku Vaso: Është një problem, i shpeshtë, jo vetëm në aspektin e punëdhënies. Ka të bëjë me mënyrën si e ndërtojmë marrëdhënien sociale.

Duhet të korrigjojmë fjalinë, “pushim nga puna” me “vetëpushim nga puna”. Unë e kam provokuar vetë, për të nxjerrë në pah një problem më të madh. Unë i njoh mirë kush janë të pushtetshmit, por nuk njohim kush janë të vlefshmit. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë vlefshmërinë. Nëse do doja të bëhesha i famshëm, do e kisha të thjeshtë të zvarritesha. Unë zgjodha rrugën e konfrontimit për të qenë kontribues. Siç e thashë më parë, kam pasur fatin të bëj një studim tejet të rëndësishëm që është botuar në 2013, që sot vlerësohet nga shkenca dhe të mos ngatërrohemi, duket një e dhënë tejet e rëndësishme për gjithë mjekësinë. Unë vendosa të bëj një gjë të tillë, të mos pranoj kriteret e akreditimit për të vënë në pah kush është rëndësia e krediteve dhe e vlerës.

Kreditet janë tejet të rëndësishme, nuk jam kundër, as organizimit të konferencave, jam kundër këndvështrimit të sistemit për vlerësimin dhe impaktit të krediteve. nëse unë shkoj marr kredite dhe i dorëzoj në Qendrën e Akreditimit, quhem i plotësuar, pro ka dhe një tjetër situatë. Qendra e Akreditimit është bursa e doktorëve, por nuk është e veçuar. Është pjesë e një sistemi ndërkombëtar, në këtë kuptim duhet të jetë e azhornuar, për studimet e bëra nga mjekët shqiptarë. Në këtë kuptim, nëse unë shkoj tregoj botimin tim, citimet dhe më thonë nuk vlejnë se duhet të kem kredite, kjo është hallakatje e jashtëzakonshme, jo vetëm një ofendim për mua. Menjëherë sapo më thanë këtë, u thashë që do shkoj te Drejtori dhe te Urdhri i Mjekut dhe do t’ua tregoj të gjitha citimet rreth studimit tim. Edhe sot është çështja thelbësore që diskutohet dhe së shpejti do të fillojnë projektet. Nëse nuk vlerësojnë studimin, mjekët e rinj, të vjetër, njerëzit që janë të interesuar të mësojnë nuk janë të përfshirë.

Artikulli që kur është shkarkuar ka pasur një impakt shumë të lartë. Është themel, një e dhënë jashtëzakonisht e veçantë. Një këndvështrim krejt ndryshe. Mos më shikoni mua, më dënoni, por fokusoheni te kjo histori për brezin e rinj. Ata ikin sepse nuk kanë motive. Ruhemi nga njëri-tjetri në vend që të ofrojmë bashkëpunim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej