Nuk jam mësuar në jetën time të marr…Rovena Voda flet për herë të parë për akuzat nga SPAK

Ish-zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda ka folur rreth akuzave se ka marrë përfitime të paligjshme dhe hetimit ndaj saj për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Në një intervistë për Euronews, ish zv ministrja mohoi që prokuroria të kishte përgjime ku dëgjohej zëri i saj, ndërsa tha se një nga persona në fjalë e njihte prej vitesh dhe e kishte takuar.

“Ka qenë një habi e madhe, një gjende shoku, madje kam lexuar vendimin e gjykatës që flitej për një histori që në memorie time ka qenë e parëndësishme dhe nuk kishte lidhje me marrjen e veprimeve të paligjshme.

Komunikimet kanë qenë të dy personave të tjerë, nuk ka asnjë komunikim ku të dëgjohet zëri im për marrje apo dhënie përfitimesh.

Dy personat kanë qenë nga Durrësi dhe, Majlinda ka qenë avokate e vjetër një moshë, relativisht e pjekur, aty kam bërë praktikën time profesionale, e njihja që prej vitit 2003. Në atë kohë kam qenë në Durrës për shkak të problematikës së tërmetit dhe kontaktet kanë qenë të shumta me qytetarët.

Një nga prokurorët është Altin Dumani dhe tjetri Klodian Braho. Nga të gjithë fashikujt e gjykimit ka rezultuar që i kam takuar, me Majlindën jam takuar për të marrë informacion se si mundet të aplikohet për një vend pune”, tha ish zv ministrja.

E pyetur pse donin t’ju jepnin një celular, Voda u shpreh:
“Ka rezultuar se zonja për shkak të 8 marsit, biseda ka ndodhur në 6 mars, dy ditë para festës, u takuam rastësisht, pra s’ka pasur asnjë parapërgatitje apo bisedë, ka qenë dhuratë por për të cilën unë i kam falenderuar, nuk kam pranuar që ta marr, dhe nga pamjet e barit ku jemi takuar duket që ia kam kthyer mbrpasht e celulari është lënë në tavoilnë por duke qenë se jam person publik e s’mund të bëja debat në lokal e mora celularin, por për 2-3 orë e kam kthyer. Nuk jam mësuar në jetën time të marr dhurata të shtrenjta. Celulari është kthyer e për këtë kam kërkuar nga prokuroria që si ka mundësi që nuk e parashtron një fakt të tillë”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej