‘Nuk janë vetëm muxhahedinët’, Kreshnik Spahiu tregon pse Irani po e sulmon Shqipërinë

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se nuk është vetëm strehimi i muxhahedinëve arsyeja pse Irani po e sulmon Shqipërinë.

Spahiu thotë se Shqipëria duhet të përgatitet psikologjikisht për luftë dhe duhet të kërkojë në më shumë mbështetje nga aleatët pasi do të vijojë të jetë objektiv i sulmit të Iranit.

Kjo sipas tij, pasi Shqipëria është baza kryesore pro amerikane në Europë.

“Strehimi i muxhahedinëve është vetëm një shkak. Shqipëria është baza kryesore pro amerikane në Europë, s’ka popull më pro amerikan në Europë se shqiparët, madje më shumë se edhe se vetë anëtarët e tjetër të NATO. Shqiptarët janë faktor që mbajnë balancat gjeopolitike në Ballkan. nëse nuk do të ishin shqiptarët, në Ballkan do kishte ndikim më të madh sllav dhe rus. Është ekzistenca e 2 shteteve shqiptare që kanë rritur dominimin e promarikanizmit në Europë”, tha Spahiu.

Spahiu paralajmëroi se sulmet në vazhdim nuk do të jenë në rrjetet sociale, por do të ketë pasoja të rënda.

Pasi Shqipëria shpalli zyrtarisht prishjen e marrëdhënieve diplomatike me 7 Shtator, Irani është “hakmarrë” duke ndërmarrë një tjetër sulm kibernetik, kësaj here ndaj sistemit TIMS në vendin tonë.

Kreu i qeverisë, EdI Rama tha se prej orësh sistemi TIMS është jashtë funksionit për shkak të sulmit nga Irani, teksa thekson se po punohet në bashkëpunim me aleatët për t’i bërë të padepërtueshme sistemet dixhitale të Shqipërisë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej