“Nuk na bëni dot për budallenj”, Rama-ndërkombëtarëve: Ç’do gjë ka një kufi, amnistinë fiskale do e bëjmë

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria është e vendosur për realizimin e amnistisë fiskale, teksa ka shpjeguar disa detaje nga ligji të cilat sipas tij janë keqinterpretuar, por edhe janë ndryshuar.

Rama tha se limiti i amnistisë prej 2 milionë euro është për të gjithë familjen, dhe jo për një person të vetëm. Paratë që do të amnistohen do të qëndojnë në Shqipëri për pesë vite, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u tregua i ashpër teksa iu drejtua ndërkombëtarëve që “e marrin Shqipërinë të lehtë” dhe e mendojnë si “vend me bisht”.

Pjesë nga fjala e Ramës gjatë një dëgjese me zyrtarë dhe ekspertë:

Ne do ta bëjmë këtë ligj, që të jemi shumë të qartë. Ne këtë ligj do ta bëjmë, dhe duam ta bëjmë sa më të mirë. Për këtë arsye, ligji ka pësuar edhe ndryshime. 2 milionë euro familjare, jo personale. E dyta, kemi vendosur që për pesë vjet, se lexoja këto dhomat e tregtisë me flamujtë e euroatlntizmit, që do vijnë t’i lënë këtu dhe do i nxjerrin nga dera tjetër. Si do të bëhet kjo kur pesë vjet ti do i lësh në Shqipëri. E fundit, ne kemi konsultuar popullin shqiptar për këtë, në anonimitetin më të plotë, 66% e gjysëm milioni kanë kërkuar që në radhë të parë emigrantëve, por edhe për ata që janë këtu. Do më thoni që Shqipëria do ta nxjerri keshin në sipërfaqe me këto teori, prit, prit se do të vijë? Jo, kjo është një nga instrumentat.

Jam i bindur që e gjitha kjo vjen si rezultat i të marrurit pak si lehtë e Shqipërisë, në fakt prej asaj që i bëjmë vetes, se nuk kanë faj ndërkombëtarët. Kur ne bëjmë këtu raporte dhe nxijmë e shkatërrojmë imazhin e vendit tonë, s’kanë faj ata. Kjo është pak a shumë qasja jonë. Unë dua për të qenë konstruktiv, shkova deri në fund për të thënë të gjithë ato gjëra që edhe “nuk thuhen”. Nga mendja jemi në rregull, nuk vëmë njeri përpara kur vjen puna për respekt.

Është edhe një hall tjetër shumë i madh këtu, që t’i do të bësh debat, s’duan të bëjnë debat. Hajde pra t’i ballafaqojmë se mbase të gjitha këto kanë kundër argumenta ku ne të themi Ok, jemi në një fazë për ta bërë më tutje. Tre vite më parë u tërhoqëm se argumentat ishin shtrëngues. Sot kemi infrastukturën kundër pastrimit të parave të ngritur. Aty kemi bërë progres, dhe gjëra që nuk i kanë vendet e tjera. Shko kërkoja kryebashkiakut të Nju Jorkut, nuk e ka asnjë vend thanë, por do ta bëni ju Shqipëria. Ne e pranuam, por ka një kufi, çdo gjë ka një kufi, se vetëm për budallenj nuk na bën dot njeri.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej