Nuk pranoi 2 mln lekë, donte më shumë, dalin përgjimet që fundosën gjyqtaren

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka, të cilën GJKKO e ka lënë në arrest shtëpie. Në burg ka mbetur edhe avokati Ilir Pashaj, i cili bashkë me gjyqtaren ka marrë para për lirimin e një të burgosuri.

I liruari është Xhulio Musaj, i cili ka qenë i dënuar për plagosje. Familjarët e tij kanë tentuar t’i ofrojnë para gjyqtares përmes avokatit të tyre mbrojtës, Ilir Pashaj, por ajo nuk e ka pranuar shumën 2 milionë lekë dhe ka kërkuar më shumë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021 dhe gjyqtarja ka marrë 4 milionë lekë. I përfshirë është edhe shtetasi Taulant Ramollari, i cili ka bërë ndërmjetësimin me avokatin.

Në dosjen e siguruar nga ABC, bëhet me dije se Musai e porositi në veçanti Ramollarin që të takojë avokatin dhe lë të kuptohet se bëhet fjalë për të paguar para për daljen e tij nga burgu.

Pjesë nga përgjimet:

Taulant Ramollari: Për atë thuaji Xhenit që fola me avokatin, për punë një jave të kthej përgjigje, nga e hëna biles fare.

Xhulio Musai: Do kthej përgjigje për të dalë apo…(nuk kuptohet).
Ramollari: Po hë do kthej përgjigje se ka ikur ajo tjetra në plazh e ca do bëjmë kupton, Xhenin, se puna jote dihet tani.

Musai: Po atë avokatin tim e takove atë ditë?
Ramollari: Jo.
Musai: Dhe as të nesërmen?

Ramollari: Jo, s’e kam takuar fare unë atë.
Musai: Po dëgjoje ca do të thotë ndonjë llaf ai, kur ta takosh jo tani, po kismet, po ashtu kërkojmë ndonjë gjë, t’i themi.

Ramollari: Po mirë se i them unë, po hajd.
Musai: E di, hyri me gjykim të shkurtuar ai, prandaj.
Ramollari: Mirë pastaj mirë, se do flasim. Ik mos harxho.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej