Ish-deputeti Myslim Murriz vijon replikat sa i takon takimit të 5 shtatorit mes Bardhit dhe Berishës. Murrizi prej dy ditësh ka reaguar në rrjetet sociale duke dalë kundër asaj tryeze. Ndërkohë sot i është kthyer Bardhit, ku i ka drejtuar 9 pyetje, teksa shprehet se ai vajti te Berisha pasi mbeti pa vulë, pas logo dhe pa flamur.
Postimi i plotë
Dy fjale dhe disa pyetje për të gjithë ju miqtë e mi qe keni reaguar ndaj dy postimeve te mia në lidhje me takimin “ historik” të 5 shtatorit në hotel Tirana.
E para rrini te qete se unë nuk jam Roland Trebicka i ndjere ne rolin e Jovan Bregut tek premiera pallati 176, që ti prish “dashurinë” Sandër Mafishes.
E dyta nuk jam deputet dhe as anëtar Kryesie apo nga ata qe rri gjithë ditën ne paradhomën e Berishës që të ndikoj tek Ai që të mos e llastojë kaq shumë Gazin dhe grupin e Gazit lotsjellës të 8 janarit 2022.
E treta per sqarim me shume se ndoshta nuk e mbani mend qe Gazi dhe grupi i tij kane ardhe ne takimin e 5 shtatorit 2023, pasi i përzuri me dajak Luli nga mbledhja e 6 korrikut tek hotel Kotoni dhe nuk kanë më as firmë, as vulë, as poste, as logo, as simbole të PD.
Se po të mos i kishte përzënë Luli ju garantoj që do të ishin nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Lulit që po mblidhet për të shkarkuar Gazin nga sekretari dhe të gjithë mbështetësit e Gazit nga kryesia, njëlloj siç u mblodh Gazi me Lulin dhe Enkeledin në shtator 2021 ku përjashtuan Berishën, Tritanin, Vokshin, Paloken, Baçin, Ndoken, Boçin , Spahon, e më vone edhe 6 te tjerë.
Dje degjova Gazin në një TV që deklaroi se ikën nga kryetar i grupit nëse Basha mbledh 18 firma të deputetëve dhe se i 19 do ja japi vetë Gazi firmën.
Pra Gazi akoma vazhdon ta quaj grupin parlamentar me 37 deputetë sepse akoma i konsideron të përjashtuar 13 deputetë që patën përjashtuar bashkë me Lulin dhe Enkeledin.
Pra edhe pse i ftoi ne takim tek hotel Tirana dhe ata ju pergjigjen fteses se Gazit, ai prap nuk e njeh si deputet brenda grupit, Berishe, Bylykbashin, Tritanin, Baçin, Ndoken, Paloken, Vokshin, Spahon dhe te tjere
Tani po ju bej disa pyetje qe kur ta takoni Gazin duhet t’ia bëni patjetër:
A e njeh Gazi dhe grupi i gazit lotsjelles Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 qe u mbajt ne stadiumin Air Albania dhe a i njeh vendimet qe mori ky Kuvend?
A e njeh Gazi dhe grupi i Gazit lotsjelles Kuvendin e 30 prillit 2022 dhe organet drejtuese qe zgjodhi ky Kuvend???
A e njeh Gazi dhe grupi pas tij keshillin kombetar dhe kryesine qe doli nga Kuvendi i 30 prillit 2022?????
A e njeh Gazi dhe grupi i Gazlotesjellesit Berishen si kryetar te ketij grupimi politik???
A e njeh Gazi dhe grupi i tij Luçianon dhe Oerdin si nenkryetar te Berishes??
A e njeh Gazi dhe grupi i tij Paloken si kryetar te keshillit kombetar???
A e nje Gazi dhe grupi i tij Flamur Noken si sekretar te pergjithshem???
Po Albana Vokshin si kryetare te forumit te gruas dhe Besard Xhaferrin si kryetar te forumit rinor a i njeh Gazi dhe grupi i tij????
Ai qendron Gazi dhe grupi i tij te gjitha akuzave te renda publike qe ka bere ndaj Berishes dhe atyre qe mbështetën Berishen pas 9 shtatorit 2021???
Nese Gazi dhe grupi i tij i njeh te gjitha keto institucione dhe i pranon si te zgjedhur, te gjithe personat qe kam permendur me siper nga Berisha deri tek Xhaferri qe me 14 maj 2023 i njohen dhe i votuan 505 mij Shqiptare dhe atehere do ti kerkoja ndjese publike Gazit dhe grupit te tij
Por nese Gazi dhe grupi i tij thote qe une nuk i njoh ata, por ata duhet te me njohin mua se jam “ faktore” , atëherë udhe te mbare do ti uroja Gazit dhe grupit te Gazrave dhe kujdo qe mund te mendoj se na ka vartës e mund te na çojë “ zvarre” pas zvarranikëve, qofte ky edhe Z Berisha, sepse une nuk jam bire tetoje dhe nuk kam pjerdh ne 33 vjet per asnje bir tetoje, bire nene, birbo te llastuar apo bir k…. kur kam menduar qe jam ne te drejtën e LIRISE TIME
Besoj qe njelloj ndjehen te fyer dhe te prekur te gjithe emrat e siper permendur nga kjo “ dashuri” rishtare e Berishes me Bardhin duke lene menjane apo sfumuar te gjithe sakrificen e tyre “ antiamerikane” sipas Gazit