“O rrëzojeni këtë bandë, o nënshtrohuni”/ Gazetari për ndërtesat 50-vjeçare: Duan t‘iu grabisin pronën

Gazetari Hysni Gurra ka reaguar pas vendimit të qeverisë për shembjen e ndërtesave  50-vjeçare të cilat do të vlerësohen si të pabanueshme.

Me anë të një postimi në rrjete sociale ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër qeverisë e cila sipas tij e ka kthyer Tiranën në një çiflig personal.

Gurra u është drejtuar qytetarëve duke thënë  “O rrëzojeni këtë bandë, o nënshtrohuni”

Është e thjeshtë. Duan t‘ju grabisin pronën me arsyetime banale. Janë të pa ndalshëm në çuarjen e të keqes përpara. Pse e bëjnë? Pse s’kanë frikë edhe pse ndodhen në kushtet e super skandaleve të përditëshme dhe para një procesi elektoral? Sepse ju flini gjumë. Ju nuk flisni. Ju u shërbeni atyre duke u bërë akt1vist e shërbëtorë të tyre për një rrogë të qelbur, ose ikni nga Shqipëria fare.

E kanë kthyer Tiranën në një çiflig personal. Sa kohë populli do të sillet kështu edhe këta kështu do të sillen. Diktatura nuk formohet kurrë në mënyrë të beftë, nuk dominon dot gjithë shoqërinë nëse nuk gjen bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë ose ata që heshtin.

Justifikimet nuk pinë më ujë. O rrëzojeni këtë bandë, o nënshtrohuni”, shkruan ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej