Operacionet plastike/ Monika e Ilir Metës 300 mijë Euro; Elon Musk i Twitter- 172 mijë USD

Po përmendim e krahasojmë dy fakte konkrete, që provojnë se deri në çfarë krimi ekonomik- financiar e luksi personal, janë zhytur krerët e politikës në Shqipëri:

  1. Prej disa ditësh, në rrjetet sociale, po qarkullon lajmi se njeriu më i pasur i Botës, bosi i Twitter, Elon Musk, ka shpenzuar 172 mijë USD për operacione plastike në fytyrë, në trup e për mbjellje flokësh, vlerë që është konsideruar e madhe nga komentuesit.

– Prej 5 vitesh në mediat shqiptare e para 6 muajsh në mediat austriake, është folur për rreth 300 mijë Euro, të shpenzuara nga Monika Kryemadhi me operacione plastike estetike, për t’u dukur si ‘gocë’ e re dhe e bukur, siç ishte para 25 vitesh (kjo është e diskutueshme); ndërsa në SPAK është depozituar kallëzim për të.

Krahasimi është ky: Bosin e Twitter, Elon Musk, që ka harxhuar 172 mijë USD për operacione estetike në fytyrë e linja trupore, dhe po e përflasin për shumën e madhe që ka harxhuar. Paçka se askush nuk mund t’i kërkojë llogari Elon Musk, apo ta çojë para drejtësisë për këtë shpenzim, që për të është një ‘qime floku’; por as ai nuk ka detyrim të jap sqarime sepse i ka milionat e tij.

Ndërsa Monika Kryemadhi, deputete që paguhet nga taksat publike, megjithëse e ka detyrim ligjor, nuk sqaron se ku i ka gjetur 300 mijë Euro vetëm për operacionet plastike.

Ndërkohë qe me pagat saj e të burrit, nuk mund të justifikojë dot as vilën në Lalz e vilat në Vlorë, Durrës, Himarë; apartamentet në Tiranë, shkollimin e 3 fëmijëve në Londër, veshjet e makinat luksoze, udhëtimet e pushimet jashtë shtetit, madje as pandoflat e plazhit dhe syzet që i ndërron shpesh, të cilat i kushtojnë nga 800-1500 Euro.

Pas publikimit nga gazeta austriake, Monika Kryemadhi reagoi, duke thënë: “Nuk kam nevojë të bëjë operacione plastike se kam bukurinë që më ka dhuruar nëna, por edhe nëse do bëja, unë nuk jam Kim Kardashian që të harxhojë kaq miliona”.

Por fakti tregon, se për t’u bërë e bukur dhe elegante si ishte para 25 vitesh(!!), Monika Kryemadhi me pagë mujore 1300 USD (sado punë teknike të kenë pasur kirurgët estetikë te fytyra e trupi i saj), ka harxhuar dyfishin e Elon Musk të Twittër, ose sa 230 paga mujore deputeti./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej