“Orange Club”, vendi ku çdo sezon veror njollos Sarandën me ngjarje horror

Pronari i clubit të njohur në Sarandë ‘Orange Club’, Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim nga Policia, pas vdekjes tragjike të kamerierit 17-vjeçar Antonio Delilaj.

Emri i tij nuk është i panjohur, pasi është përfshirë në të shkuarën edhe në ngjarje të tjera që përfshijnë plagosje apo dhe incidente.

Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi 37 vjeç,  mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri.

Nga 20 plumbat e lëshuara u plagos aksidentalisht edhe një pushues shqiptaro-amerikan kalimtar në ato momente, ndërsa policia në atë kohë e cilësoi ngjarjen pasojë të një konflikti të castit.

Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar “Bar Orange” në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge” në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’.

“Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend.

Por edhe si vendi ku çdo sezon veror ndodhin ngjarje horrori qe njollosin turizmin e Sarandes.

Ky vend si dhe pronari i saj u sulmuan para disa vitesh dhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Edhe pse ngjarjen e renda ndodhon çdo vit asnje mase nuk eshte marre nga autoritetet per te bere te mundur parandalimin e tyre.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej