Organizonte lojëra pokeri në ambientet e lokalit, arrestohet 32-vjeçari

Një lokal i përshtatur për lojëra pokeri është zbuluar nga policia. Blutë njoftojnë se arrestuan një 32-vjeçar. Ai administronte këto ambiente të kthyera për organizimin e lojës së pokerit. Në hetim është vënë edhe një 40-vjeçar, i punësuar në lokal. Ai vinte baste me aparat celular.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal, policia gjeti 1 tavolinë pokeri dhe 1 valixhe me çipsa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj 40-vjeçarit, i punësuar në këtë lokal, atij iu gjet dhe iu sekuestrua 1 aparat celular, të cilën dyshohet se e përdorte për vënien e basteve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej