Pa rrip sigurimi, me celular në dorë dhe i droguar, ‘Rrugorja’ arreston të riun përmes ‘TikTok’-ut

Një video e postuar në rrjetin social TikTok ka shërbyer si indicie për nisjen e aksionit të policisë për kapjen e një 21-vjeçari me iniciale E.D. në Tiranë.

Ky i fundit kishte postuar një video ku shfaqej duke drejtuar automjetin pa rrip sigurimi dhe me celular në dorë. Ai ka rezultuar pozitiv edhe në testin e drogës të kryer me AquilaScan.

Ndaj tij tashmë rëndon akuza për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë

Postoi video në një rrjet social, për të reklamuar shkeljen rrugore që po kryente, Policia identifikon dhe ndalon drejtuesin e mjetit.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor,  pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, në të cilën shfaqej një shtetas që përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.

Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej