Pa ujë dhe pa ushqim prej 4 ditësh, vdes 10-vjeçari vietnamez që ndodhej 35 metra nën tokë

Një djalë 10-vjeçar vietnamez , i cili ra në një kolonë betoni, të zbrazët, në një kantier ndërtimi në natën e Vitit të Ri, ka vdekur, njoftuan mediat shtetërore të vendit.

Ekipet e shpëtimit kaluan gati 100 orë duke u përpjekur për të çliruar Thai Li Hao Nam nga kolona 35 metra nën sipërfaqen e Tokës , por pa sukses, raportoi gazeta online VnExpress, duke cituar një zyrtar të qeverisë lokale.

“Autoritetet kanë lajmëruar se viktima ka vdekur dhe po përpiqen të marrin trupin për funeralin”, tha nënkryetari i provincës jugore të Dong Thap, Doan Tan Bu.

Nam dhe miqtë e tij po kërkonin për hekura kur ra në kolonë , me 25 cm diametër, mëngjesin e së shtunës. Incidenti ndodhi në një kantier ndërtimi për një urë në provincën jugore të Dong Thap.

Më herët të mërkurën, kryeministri vietnamez Pham Minh Chinh u kishte kërkuar shpëtimtarëve dhe autoriteteve lokale të mobilizojnë të gjitha pajisjet dhe forcat që u nevojiten, tha qeveria.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej