Monika Lubonja ka qenë një nga personazhet më interesantë në Big Brother Vip. Gazmore, origjinale dhe me një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur me çfarëdolloj grupmoshe, Monika u bë pjesë e familjeve shqiptare dhe fitoi padyshim dashurinë e tyre.
Ditën e djeshme ajo festoi ditëlindjen dhe në fakt duket sikur koha ka ndaluar për aktoren që sa vjen e zbukurohet.
Në festën e ditëlindjes, Monika kishte veshur një kostum që i jepte dritë portretit të saj dhe dukej shumë sensuale, por çfarë tërhoqi shumë vëmendje ishin detajet e festës që lidheshin me BBV.
“Bakllava dhe kadaif” ishte e shkruar në sfond, një shprehje që u bë e famshme brenda shtëpisë pikërisht prej Monikës dhe mënyrës se si ajo ruante balancat dhe shkonte mirë me të gjithë.
Ndërkohë nuk mund të mungonin as bananet, që Monika i kërkonte aq shpesh brenda shtëpisë dhe u kthyen objekt batute për shumë kohë.
Vaska të mbushura plot banane, atmosfera e ngrohtë e plot drita me siguri do të ofrojnë një super datëlindje për Monikën.